Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Prifti nga Kosova, për Halloween-in: S’është festë e krishterë, s’ka lidhje me traditën tonë shqiptare

Prizren Post | 18:15 - 31.10.2015

Prifti kosovar, Jeton Thaqi, ka dalë kundër kremtes së Halloween-it e cila njihet si festa e shtrigave apo përkujtimit të njerëzve të vdekur. Lexojeni të plotë reagimin e tij.


“A duhet të festohet Hallowen?
Përgjigja: Jo!
Arsyeja: Nuk është festë e krishterë dhe nuk ka lidhje me traditën tonë shqiptare.
Keltët, popull që jetonin në Irlandë, kah fundi i tetorit kremtonin si zakonisht ardhjen e dimrit me një festë që ata e quanin: “All Hallow even” Në këtë rast ata ndezshin zjarr, rreth secilit të gjithë bashkoheshin duke vallëzuar e duke vendosur maska për të frikësuar shtrigat. Në kujtim të kësaj feste edhe sot e kësaj dite festohet Halloween, pra në mbrëmjen e 31 tetorit. Në këtë natë, si zakonisht fëmijët, maskohen, dalin në rrugë dhe trokasin në dyert e shtëpive duke bërtitur: “TRICK OR TREAT”, që do të thotë ëmbëlsirën apo shakanë. Ata që hapin dyert dhurojnë fëmijëve biskota, karamele, ndërsa ata qe nuk u dhurojnë gjë bëhet ndonjë shaka mes tyre.
Ne të krishterët nuk adhurojmë kultin e të vdekurve, por ne adhurojmë Zotin e jetës. E vërtetë që vdekja e frikëson çdo njërin prej nesh, por të krishterët në pagëzim e kanë pranuar dhuratën e jetës së amshuar, pra e kanë pranuar dhuratën e Shpirtit shenjt që iu mundëson të jenë bijtë dhe bijat e Hyjit.
Çdo njeri dëshiron lumturinë, të mirën, të bukurën, e të gjitha këto arrihen nëse dëshirojmë dhe kërkojmë Zotin në jetën tonë. Çdo i pagëzuar mbanë në vete dritën e shenjtërisë dhe po ashtu është i grishur që atë dritë ta mbartë në mbarë botën.
Mjerisht në kohën në të cilën jetojmë shohim shumë vdekje të dhunshme, të parakohshme dhe që nuk kanë të bëjnë vullnetin e Zotit. Shohim dhunë, gjakderdhje, urrejtje. Sot bota ka nevojë për një fjalë shprese, paqe dhe dashurie.
Festa e Halloween-it nuk është në gjendje t-ia dhuroi botës këtë shpresë. Prandaj unë mendoj që kjo festë nuk duhet të festohet nga të krishterët. Sepse kjo festë ka për qellim të vë nën hije festën e Gjithë Shenjtërve dhe Përkujtimin gjithë të vdekurve, që ne të krishterët i kremtojmë me 1 dhe 2 nëntor. Sot bota ka nevojë për të vërtetën. Edhe e vërteta qëndron në atë që tha: Unë jam Rruga, e Vërteta dhe Jeta. Kush beson në mua nuk do të vdes, por do të jetoi për amshim”

ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.


Etiketa:
Arivisti Company