Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Princi Leka: Mitrovica e Presheva janë toka shqiptare, nuk durojmë pazarllëqe me trojet tona!

Prizren Post | 22:47 - 30.12.2014

Tiranë – ”Pasi Mitrovica sikurse edhe Lugina e Presheves jane toka shqiptare me popullsi shqiptare. Kombi yne ne Konferencen e Londres me 1913 u gjymtua padrejtesisht dhe une besoj se koha do te rivere ne vend drejtesine, gje qe kerkon nje vizion dhe vullnet politik te pareshtur.

Ështe detyre e te dy qeverive te mbrojne denjesisht interesat kombetare, pjese e te cilave jane ato te Presheves, Bujanecit dhe Medvegjes, derisa te plotesohen aspiratat e çdo shqiptari per t’u takuar te lire dhe te barabarte ne nje Europe te Bashkuar dhe pa kufij. Kjo nuk nenkupton qe keto vise te behen “kurban” i kesaj aspirate ” ka deklaruar për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” mbreti shqiptar, Princi Leka.

Princi Leka: Vizita dhe fjalimi i kryeministrit Rama ne Beograd e Preshevë plotesoi një detyrim kombëtar

Kreu i familjes mbretërore shqiptare, Lartëmadhnia Princ Leka një intervistë per agjencinë e lajemeve «Presheva jonë» ne here të parë dhënë nje mediumi të Kosovës Lindore , flet pos situtes se shqiptarëve ne Ballkan edhe per shqiptarët ne Serbi, te ish-territoreve të Kosovës. Shkëlqesia Princi Leka ne këtë interviste flet edhe për rolin e (pa) mjafueshëm të Tiranes dhe Prishtinës ne Lugine e Preshevës, pastaj për liderët shqiptarë, për viziten e Edi Rames ne Beograd dhe Preshevë, për perspektiven politike dhe strategjike si dhe statusin e ardhshëm të shqiptareve të Krahines së Preshevës….

Presheva jonë: Lartëmadhënia juaj, fillimisht na thoni, shqiptarët si po e presin këtë Vit te Ri, jeni të kënaqur me zhvillimet ne vendin tonë(Shqipëri) dhe vendet përreth ku jetojnë shqiptarë?

Princi LEKA: Gjate ketij viti ne Shqiperi jane bere nje sere reformash qe tentojne forcimin e shtetit ligjor.Sigurisht reformat jo gjithnje mirepriten dhe shpesh jane edhe te dhimbshme per nje pjese jo te vogel te popullsise. Une mendoj qe ato duhet te gjejne nje konsensus sa me te gjere, gje e cila per nje pjese te tyre edhe ka munguar. Shpresojme qe vazhdimesia dhe implementimi i reformave ta gjeje kete konsensus vitin ne vazhdim, pasi shtetiperveç se dores se hekurt duhet te jete edhe nje At I dhimbshur per shtetasit e tij. Mungese stabiliteti eshte ndjere edhe per shqiptaret e rajonit. Kompromiset politike jo gjithnje japin zgjidhje afatgjata. Uroj qe vitin ne vazhdim politika te buroje nga vullneti i shqiptareve, kudo qe ata ndodhen.

Presheva jonë: Si e vlerësoni vizitën e Kryeministrit të Shqipërisë në Beograd dhe Presheve.

Princi LEKA: Gjykoj se eshte detyra e çdo shtetari te perfaqesoje me dinjitet vullnetin e çdo shqiptariper ta pare Kosoven si nje vend me integritet dhe te barabarte me vendet e tjera. Vizita e kryeministrit ne Beograd plotesoi detyrimin e mesiperm, duke e mbeshtetur politiken e jashtme te shtetit te Kosoves.

Princi Leka: Kombi yne ne Konferencen e Londres me 1913 u gjymtua padrejtesisht dhe une besoj se koha do te rivere ne vend drejtesine.

Presheva jonë: Përkundër sukseseve dhe arritjeve në Shqipëri dhe Kosovës ka ende troje shqiptare që përballen me dhunën dhe diskriminimin. E kam fjalen për ata në Presheves, Bujanoc e Medvegjë…që nuk quhen rastësisht Kosovë Lindore. Ju si i shikoni zhvillimet dhe perspektiven e këtyre viseve shqiptare aktualisht në Serbi?

Princi LEKA: Ky eshte nje problem kompleks qe ende nuk ka gjetur zgjidhje dhe qe kerkon nje angazhim shume me te madh nga qeverite e te dy vendeve, si te Kosoves dhe te Shqiperise. Eshte absurde qe popullsia serbe ne Kosove gezon nje trajtim te veçante ne te gjithe aspeket, nderkohe qe popullsia jone shqiptare i nenshtrohet nje diskriminimi dhe dhune te pashembullt. Se pari eshte detyre e te dy qeverive te mbrojne denjesisht interesat kombetare, pjese e te cilave jane ato te Presheves, Bujanecit dhe Medvegjes, derisa te plotesohen aspiratat e çdo shqiptari per t’u takuar te lire dhe te barabarte ne nje Europe te Bashkuar dhe pa kufij. Kjo nuk nenkupton qe keto vise te behen “kurban” i kesaj aspirate, por te kete nje mbeshtetje dhe politike me aktive dhe frytdhenese ne dobi te mirqenies dhe zhvillimit ekonomik, politik dhe kulturor te barabarte me ate qe behet ne Shqiperi dhe Kosove.

Presheva jonë: Flitet për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, do me thënë “Veriu t’i jepet Serbisë” dhe “Lugina e Preshevës Kosovës”. Ju jeni për këto shkëmbime? Apo as Veriun as Luginën Serbisë?

PrincI LEKA: Kjo pyetje me intrigon per t’iu rikthyer historise se periudhes se Mbretit Zog, ku me vendim te Parlamentit, mbeshtetur nga nderkombetaret, u shkembye nje objekt kulti ortodoks (Shen Naumi)me nje territor te gjere te banuar nga shqiptaret (fshati Peshkepi ). Rasti konkret eshte i ndryshem, pasi Mitrovica sikurse edhe Lugina e Presheves jane toka shqiptare me popullsi etnike shqiptare. Kombi yne ne Konferencen e Londres me 1913 u gjymtua padrejtesisht dhe une besoj se koha do te rivere ne vend drejtesine, gje qe kerkon nje vizion dhe vullnet politik te pareshtur.

Presheva jonë: A keni në plan të vizitoni ndonjëherë shqiptarët e Luginës së Preshevës?

PrincI LEKA: Sigurisht deshira nuk me ka munguar kurre. Une nuk e harroj asnjehere mbeshtetjen e vellezerve te Presheves ne ditet e mia me te veshtira, te humbjes se prinderve dhe gjyshes sime, ku ata u ndodhen prane meje.

Presheva jonë: Cili është urimi juaj për këtë Vit të Ri drejtuar shqiptarëve, sidomos atyre në Kosovën Lindore (Preshevë)?

PrincI LEKA: Uroj qe Zoti t’iu jape durim dhe shprese. Familja Mbreterore Shqiptare eshte shtepia juaj, ideali qe ne trashegojme eshte : Atdheu mbi te gjitha !


Etiketa:
Arivisti Company