Prindërit e shqetësuar në Fushë Kosovë: Libri me përmbajtje eksplicite iu rekomandohet nxënësve të klasës së shtatë


E shtunë, 7 Nëntor 2026
Prindërit e shqetësuar në Fushë Kosovë: Libri me përmbajtje eksplicite iu rekomandohet nxënësve të klasës së shtatë

Ka shkaktuar reagime dhe shqetësime të shumta tek prindërit përzgjedhja e fundit e lekturës shkollore për nxënësit e klasës së shtatë në shkollën “Mihal Grameno”. Bëhet fjalë për një version të librit të njohur mbi historinë e Ana Frankut, i cili trajton kujtesën historike të hebrenjve në Evropë gjatë Shekullit XX, por që në këtë botim specifik përmban pasazhe që nxisin dhe përshkruajnë intimitetin trupor në mënyrë të papërshtatshme për të miturit.
Libri, i cili u është servuar nxënësve 12 dhe 13-vjeçarë nga arsimtarja e gjuhës shqipe, ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi kriteret e përzgjedhjes së materialeve mësimore.
Sipas reagimeve, shqetësimi kryesor qëndron tek fakti se tekstet e përfshira në këtë botim promovojnë akte dhe sjellje me natyrë eksplicite e të ndjeshme, të cilat nuk përkojnë me moshën e zhvillimit psikologjik të fëmijëve në klasën e shtatë.
Deri më tani, prindërit kanë kërkuar sqarime nga drejtoria e shkollës dhe organet kompetente arsimore lidhur me kontrollin e materialeve që u jepen nxënësve, duke bërë thirrje për më shumë kujdes dhe llogaridhënie në procesin e përzgjedhjes së lekturave shkollore.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit