E martë, 8 Mars 2016
Prishtinë – Përcaktimi i pesë prioriteteve për këtë vit nga ana e kryeministrit Isa Mustafa po shihen më shumë si fushatë para elektorale nga ana e partive opozitare.
Ndërsa njohësit e çështjeve politike këto deklarata i vlerësojnë më shumë si tendencë për të qetësuar disa kategori të pakënaqura.
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, duke komentuar premtimet e kryeministrit Mustafa thotë se kryeministri në vend qe të flas për rezultate të cilat sipas tij nuk ekzistojnë, ai po flet për prioritetet sikur po e fillon mandatin tash./TribunaChannel/
Etiketa: Isa Mustafa, Kosovë, Zgjedhjet