Prishtina tregon ‘fytyrën’ e kampionit


E shtunë, 1 Nëntor 2014

Prishtina ka mposhtur Besën e Pejës me rezultat 2-1, të shtunën në kryeqytet në kryendeshjen e xhiros së 13-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll. Skuadra e Bylbyl Sokolit është treguar ekip më i mirë se të përzgjedhurit e Arbnor Morinës.

Futbollistët e Prishtinës, gjatë gjithë ndeshjes e kontrolluan më mirë lojën, duke rrezikuar disa herë portën pejanë dhe duke shënuar dy gola.

Durim Gashi në minutat e lojës shtesë të pjesës së parë e zuri në gjumë ekipin pejanë, duke zhbllokuar rezultatin dhe duke i sjell nikoqirët në epërsi prej 1-0.

‘Bardhekaltrit’ edhe pjesën e dytë e nisen me mirë dhe në minutën e 57-të përmes kapitenit Driton Krasniqit dyfishuan epërsinë në 2-1, ndërkaq, Besa përmes Kastriot Rexhës në minutën e 87-të ngushtoi epërsinë në 2-1, pas një gabimi të Kushtrim Mushicës.

Prishtina më këtë fitore ‘kërcënon’ Ferronikelin që kryeson tabelën, pasi që tani ka 22 pikë, tri më pak se skuadra nga Drenasi, kurse Besa mbetet në pozitën e gjashtë më 19 pikë.

Etiketa: ,
Të fundit