Prishtinë: Pas përleshjes me thika-një i arrestuar, tjetri në spital


E diel, 17 Gusht 2014

Përleshja e djeshme me thika që kishte ndodhur tek Santea në lagjen Dardania në Prishtinë, kishte përfshirë tre persona dhe dy prej tyre kishin mbetur të lënduar.

Ngjarja kishte nisur në lokalin ‘White House’, ku këta persona, kishin nisur të shtyheshin me fjalë.

Sipas pronarit të lokalit ku kishte ndodhur ngjarja, i cili u prononcua prapa kamerave, të përfshirët në përleshje kishin vazhduar më pas jashtë lokalit, derisa kishte ardhë edhe tek therja me thikë.

Një shpjegim për këtë ngjarje e ka dhënë edhe zëdhënësi në Policinë e Kosovës, Baki Kelani ka thënë se të lënduarit janë dërguar në Emergjencë nga kalimtarë të rastit, ndërsa në vendin e ngjarjes janë dalë menjëherë policia.

Por sipas Kelanit, të dy personat e lënduar janë të dyshuar.
“Të dy personat e lënduar janë të dyshuar, e njëri me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje e tjetri është në tretman mjekësor ende”, ka thënë Kelani.

Sipas burimeve të KosovaPress, B.R. 49 vjeçar, nga Prishtina është personi që ka marrë therje dhe po trajtohet në QKUK.
Sipas këtij burimi, personi i cili kishte therë me thikë viktimën, para se të vijë deri tek përleshja, kishte rrahur edhe gruan e tij.

Problem kishte bërë edhe kur policia kishte arritur ta kap, ku nuk është ndalur edhe me kërcënime ndaj policisë.
Ndonëse ky i fundit është dërguar në mbajtje, viktima me inicialet B.R. po qëndron i shtrirë për trajtim mjekësorë në QKUK.

Basri Lenjani, drejtor i Klinikës Emergjente, ka thënë, se i ndaluari për tretman në QKUK, ka pasur lëndime të enëve të gjakut.

“Bëhet fjalë për lëndim të enëve të gjakut. Dhe duhet të bëhet përcjellja në 72 orët e para. Por janë jashtë rrezikut për jetë”.
Ngjarja kishte ndodhur mbrëmë në lagjen “Dardania”, tek Santea rreth orës 22:10.

Etiketa: ,
Të fundit