E hënë, 13 Tetor 2014
Prizren – Çerekshekulli i fundit, e sidomos decenia e parë e pasluftës së fundit në vend, pothuajse ia ka humbur rëndësinë ndërmarrjeve shoqërore që ka pasur Prizreni, qendra e dytë më e madhe pas Prishtinës. I vlerësuar si një gjigant ekonomik, e me shumë zeje, përfshirë edhe atë të filigranit, kjo pjesë e vendit ka qenë një zonë bukur e fuqishme e zhvillimit të kësaj ane.
Produktet e disa prej fabrikave të këtushme, përfshirë atë të tekstilit “Printeks” fabrikën e këpucëve “Cona Sport”, pastaj “Filigranin”, fabrikën ushqimore “Progres” por edhe të tjera gjatë kohës së ish Jugosllavisë, kanë qenë të njohura në republikat e atëhershme jugosllave, e bile dhe në disa vende të rajonit./zeri/