Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Prizren, gjejnë një portofol me 765 euro dhe e kthejnë në Polici

Prizren Post | 10:12 - 30.09.2015

Policia e Prizrenit përmes një njoftimi për media njofton se dy të rinj kanë gjetur në tokë një portofol me 750 euro në të dhe e kanë dorëzuar në Polici.
Ngjarja ka ndodhur me 28 shtator rreth orës 21:40 minuta.

Policia thotë se e ka identifikuar person i cili e kishte humbur portofolin dhe të njëjtin ia ka kthyer sipas procedurave të pranim-dorëzimit.

Pas pranimit të portofolit, qytetari ka falënderuar gjestin human të të rinjve dhe Policinë e Kosovës.


Arivisti Company