Prizren: Plagoset me ar*më një 17 vjeçar në Has


E shtunë, 2 Maj 2026
Prizren: Plagoset me ar*më një 17 vjeçar në Has

Sot, më 02.05.2026, rreth orës 20:30, është raportuar se në fshatin Gjonaj një i mitur, rreth 17 vjeç, ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, raporton Gazeta e Prizrenit. 

Policia ka reaguar menjëherë, ndërsa viktima është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren. Sipas mjekëve, ai ka lëndime në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari, gjithashtu i mitur rreth 16 vjeç, së bashku me prindin e tij, është dorëzuar në stacionin policor në Prizren.

Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, është duke e hetuar rastin.


Burimi: gazetaeprizrenit

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit