E shtunë, 28 Korrik 2018
Prizren – Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se në komunën e tij javën e ardhshme do të hapet parkingu më i madh që nga paslufta.
Përmes një postimi në facebook, ai ka thënë se hapja e këtij parkingut në hapësirën prapa Shtëpisë së Bardhë do të ndikojë në ngjalljen e Çarshisë ku veprojnë mbi 400 dyqane të vogla si dhe në zhvillimin e turizmit.
”Kapaciteti i tij është 110 vetura, ndërsa parkimi i veturave deri në 3 orë do të jetë falas për të gjithë qytetarët. Ky lokacion është vetëm 350 metra larg nga qendra e qytetit”.
Haskuka mes tjerash u shpreh se në këtë lokacion planifikojnë të ndërtojnë edhe një parking nëntokësor i cili do të zë 400 vetura.
”Si efekt anësor i këtyre veprimeve do të jetë edhe mbrojtja e objekteve të trashëgimisë kulturore të cilat vitet e fundit janë shembur për të hapur rrugën parkingjeve”, bëri të ditur Haskuka.
Etiketa: Mytaher Haskuka, Prizren