Programi për udhëtime Jetpac i blerë nga Google


E hënë, 18 Gusht 2014

rome_selfie

Google ka blerë aplikacionin Jetpac, që funksionon tek iPhone dhe merr fotot publike të postuara në Instagram për të krijuar guida turistike për qytete të ndryshme. Aplikacioni do të tërhiqet nga App Store në ditët në vijim, dhe nga data 15 shtator ky shërbim nuk do të mbështetet më.
Programi i Jetpac skanon fotot publike nëpër rrjete sociale për të përcaktuar bizneset dhe vendet turistike rreth një qyteti. Siç thekson MIT Technology, aplikacioni mund të tregojë vendet që vizitorët kanë parë, sa është pëlqyer një vend etj.
Google ka blerë aplikacionin social për udhëtime, Jetpac.

Interesante është fakti që teknologjia e Jetpac ishte inspiruar nga hulumtuesi i Google-it, Geoffrey Hinton, kështu ka kuptim për Google-in që të sjellë këtë kompani në grupin e saj. Kompania Jetpac ka krijuar gjithashtu edhe dy aplikacione për pajisjet iOS në rrjetin neutral Deep Belief, për të informuar përdoruesit për objekte të ndryshme.

“Imagjinoni të gjitha fotot e etiketuar automatikisht, mundësinë për të kërkuar botën duke parë fotot e shpërndara për të, dhe robotët që mund të shohin njësoj si qeniet njerëzore,” shkruhet në përshkrimin që i është bërë aplikacionit në App Store.

Të fundit