Projektligjet për ushtrinë hyjnë në procedurë parlamentare


E martë, 2 Tetor 2018

Prishtinë – Tre projektligjet e miratuara nga Qeveria e Kosovës, të cilat do i hapin rrugë ndryshimit të mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pritet që të mërkurën të dërgohen për në Komisionin për Punë të Brendshme dhe Mbikëqyrje të FSK-së.

Këtë e kanë konfirmuar për Klan Kosovën, burime zyrtare brenda Kuvendit të Kosovës, derisa kanë thënë se tashmë këto projektligje kanë hyrë në rend dite për procedurë paralamentare, ku mbledhja e nesërme e komisionit pritet të nis në ora 10:00.

Referuar burimeve, ky do të jetë hapi i parë i zyrtarëve institucionalë drejt rrugëtimit të themelimit të ushtrisë së Kosovës.

Kjo pako projektligjesh i hap rrugë ndryshimit të mandatit ushtarak të Forcës së Sigurisë së Kosovës por kjo nuk e bën funksional ndërrimin e emrit të saj në ushtri, njofton Klan Kosova.

Etiketa: , , ,
Të fundit