Projektligji për buxhetin, vetëm 25% e deputetëve në sallë


E enjte, 17 Nëntor 2022

PRISHTINË – Projektligji për buxhetin, vetëm 25 për qind e deputetëve në sallë.

Në Kuvendin e Kosovës pritet që të votohet në lexim të parë projektligji për buxhetin e Kosovës për vitin 2023.

Edhe pse një projektligj i tillë ka rëndësi të madhe për vendin, në seancë kanë mbetur pak deputetë, njofton Klan Kosova.

Aktualisht në sallë ndodhen afro 30 deputetë, nga 120 sa janë gjithsej.

Kujtojmë se projektligji për buxhetin ka marrë kritika, sidomos nga partia AAK e cila ka bërë thirrje që të pengohet projektligji në fjalë.

Etiketa: ,
Të fundit