Prokurori i Shtetit: Në Skenderaj nuk u mbushën kutitë e votimit


E hënë, 9 Qershor 2014

Prokurori i Shtetit njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se nga informacionet e pranuara deri në orën 23:55 nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në lidhje me Qendrat e Votimeve në Tërnavc, Aqarevë, Llaushë, Kopiliq dhe Turiqevc, në Komunën e Skenderajt, për mbushje të kutive të votimit janë intervistuar të gjithë komisionarët e këtyre vendvotimeve.

Nga deklaratat e të gjithë 76 komisionerëve të intervistuar, rezulton se të gjithë kanë deklaruar se nuk ka pasur keqpërdorim të drejtave të votimit apo mbushje të kutive të votimeve në këto vendvotime, sikurse është njoftuar nga organizatat joqeveritare Demokracia në Veprim.

Të gjithë komisionerët e intervistuar deri tani në këto orë të vona të së dielës, iu përkasin të gjitha partive politike, të cilat kanë garuar për zgjedhjet parlamentare 2014.

Prokurori i Shtetit thekson se gjatë ditës së nesërme do të kontaktojë dhe intervistojë vëzhguesit e Demokracisë në Veprim lidhur me pretendimet e bëra lidhur me vend votimet e lartë përmendura.

Prokurori i Shtetit po ashtu do të hetojë dhe më tutje lidhur me këto vendvotime dhe do të mbledh informata shtesë, para publikimit të raportit përfundimtar, duke përfshirë informatat pas numërimit të votave në këto qendra të votimit.

Në bazë të informatave shtesë dhe raportit përfundimtar, Prokurori i Shtetit do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme në pajtim me ligjin. /Telegrafi/

Etiketa: , , ,
Të fundit