Prokuroria, hetim “Belle Air-it”


E shtunë, 7 Dhjetor 2013

Prokuroria ka vendosur të nisë hetimet për çështjen e kompanisë ajrore “Belle Air”, e cila ka shpallur falimentin, duke lënë shumë qytetarë që kishin blerë bileta në udhëkryq.

Lajmi u bë i ditur nga zyrtarë të paidentifikuar për Agjencinë Telegrafike Shqiptare. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme pohuan se organi akuzës ka nisur mbledhjen e materialeve dhe dokumenteve për çështjen në fjalë.

Sipas këtyre burimeve, kanë nisur tashmë verifikimet e nevojshme. Kompania “Belle Air” shpalli falimentin disa ditë më parë, ndërsa shumë qytetarë mbeten ende të pakompensuar për blerjen e biletave./shekulli/

Të fundit