E enjte, 13 Shkurt 2014
Kompania “Hib Petrol”, është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, nën dyshimin se i ka shitur komunës së Prishtinës vaj për ngrohje. Ndërkaq, kjo e fundit e ka paguar si naftë Eurodisel.
Aktualisht një litër naftë ne treg kushton rreth 1,20 euro, e ndërkaq çmimi i vajit për ngrohje llogaritet të jetë rreth 40 për qind më i lirë.
Të mërkurën Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se është duke i zhvilluar hetimet ndaj rastit me naftë në shkollat fillore të kryeqytetit./zeri/
Etiketa: Hetim, HIB Petrol, Kosovë