Promovohen arritjet tona artizanale, veshjeve dhe ushqimit si vlera globale turistike


E mërkurë, 31 Tetor 2018

PRIZREN – Të enjten më 1 nëntor, Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, organizon Panairin e veshjeve, artizanateve dhe ushqimeve tradicionale, i cili do të mbahet në Sheshin e Dëshmorëve dhe në Kej.

Në kuadër të panairit, që do të fillojë nga ora 10:00, do të ketë aktivitete të ndryshme gjatë ditës si ekspozitë, promovim të vlerave të trashëgimisë kulturore, garë ushqimore, aktivitete me fëmijë, performancë artistike dhe në fund koncert muzikor me artistë vendorë dhe nga atyre nga Gjermania.

Etiketa: , ,