Propozimi franko-gjerman pritet të diskutohet në takimin e radhës Kurti-Vuçiq


E hënë, 17 Tetor 2022

PRISHTINË – Emërimi i Emmanuel Bonnes dhe Jens Plötnerit, këshilltarë të Emmanuel Macronit dhe Olaf Scholzit, si të dërguar të Francës dhe Gjermanisë për dialogun Kosovë-Serbi, duket se i ka dhënë një shtytje zgjidhjes së çështjes mes dy vendeve.

Tani në tavolinën e diskutimeve në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me shumë gjasë do të jetë edhe ky dokument për shqyrtim.

Komentatori serb i politikës së jashtme Boshko Jakshiq thotë për mediumin serb “Nova” se propozimi i lartpërmendur duhet të shqyrtohet seriozisht, por shton se pyetja është se sa vërtetë populli është i informuar për përmbajtjen e atij dokumenti.

Etiketa: , , ,
Të fundit