Protestuesit e dëbuan, Berisha i jep mbështetje nga FB-ja


E premte, 15 Nëntor 2013

Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka shprehur mbështetjen e tij për protestuesit nëpërmjet FB-së, pasi dje të rinjtë dhe të rejat e përzunë nga protesta atë dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

Në profilin e tij në Facebook, Berisha shkruan se ata protestojnë për shëndetin, jetën, dinjitetin, sigurinë, kundër mashtrimit të Ramës për armët kimike.

“Rinia e mrekullueshme shqiptare e tëra në protestë për shëndetin, jetën, dinjitetin, sigurinë tonë! Qeveria e vendosur në premtimin e saj. Të gjithë në protestë në mbështetje të të rejave dhe të rinjve që po protestojnë kundër mashtrimit të Edi Ramës dhe armëve kimike në Shqipëri. Ata po protestojnë për shëndetin, jetën, dinjitetin, sigurinë tonë! Zoti i bekoftë ata, familjet dhe protestën e tyre!!” shkruan Berisha.

Ja si u dëbua Berisha dhe Basha

Ish-kryeministri Berisha dhe kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha tentuan të bëhen dje pjesë e protestës, por u dëbuan nga turma, me thirrjet: “Luli ik, Luli ik…Largojuni plehrave me dy këmbë; Mos u tregoni servilë; Jemi vetëm; IK IK IK…”

“Nuk ka nevojë që të tregoni kaq respekt, nuk ka nevojë të tregoheni servilë për njerëz që nuk ju kanë respektuar. Distancohuni nga politika, JO POLITIKËS. Tregoni dinjitetin tuaj, mos i bëni temena politikanëve sepse ata ju kanë sjellë sot këtu me veprimet e tyre. Po të ishte për ata politikanë atje, ne nuk duhet të ishim këtu sot, ikni politikanë”, -kanë thënë njëzëri protestuesit.

Më pas protestuesit janë irrituar dhe kanë lëshuar pasthirrma: YYYYY…JO ARMË KIMIKE, LULI IK, LULI IK…LARG PLEHËRAVE POLITIKE…”

Ndërkohë që Berisha dhe Basha largoheshin nga turma, organizatorët e protestuesve u kanë kërkuar qytetarëve që të ulen, dhe kanë thënë se këta politikanë, duke iu referuar Berishës dhe Bashës, janë pazarxhi dhe tradhtarë. shekulli

Etiketa: , ,
Të fundit