Protestuesit e Zvërnecit çajnë kordonin metalik dhe i drejtohen Kryeministrisë. Policia kundërpërgjigjet me ujëhedhëse


E mërkurë, 3 Qershor 2026
Protestuesit e Zvërnecit çajnë kordonin metalik dhe i drejtohen Kryeministrisë. Policia kundërpërgjigjet me ujëhedhëse

Gjatë protestës ka pasur përplasje mes qytetarëve dhe policisë dhe është çarë kordoni.

Gjithashtu përplasja ka agravuar, me policinë që ka hedhur ujë për të shpërndarë turmën.

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita deklaroi pak para nisjes së protestës së qytetarëve, se gardhi metalik në Bulevard është vendosur për shkak të ndeshjes Shqipëri-Izrael.

“Njoftimin e kemi bërë në mëngjes. Kjo pjesë është zonë sigurie për ndeshjen Shqipëri-Izrael, për këtë arsye duke qenë se janë marrë të gjitha masat, nuk do lejohen të kalojnë. Këto janë masa sigurie që vendosen çdo ndeshje, është standard i vendosur prej kohësh dhe nuk do bëjmë ndryshime për këtë aktivitet”, u shpreh drejtoi i policise.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit