Edhe frutat mund të bëhen sallatë, si t’i kombinoni për një pjatë të freskët në verë


E mërkurë, 24 Qershor 2026
Edhe frutat mund të bëhen sallatë, si t’i kombinoni për një pjatë të freskët në verë

Frutat e verës sapo kanë dalë. Pjeshkët, kajsitë, qershitë… Secila prej tyre mund të përdoret edhe në sallatë, përveçse mund t’i hamë të papërpunuara.

Përbërësit e kësaj sallate, sikurse e të gjitha sallatave verore, mund të zgjidhen dhe kombinohen sipas dëshirës. Ky që po sjellim sot është vetëm një variant që bën bashkë jo vetëm përbërës shumë ushqyes, por edhe të shijshëm. Finoku, sikurse edhe pjeshka, mund të hahen të gjallë ose të pjekur, por në cilindo variant mund të hahen të ftohta. Përziejini të gjithë përbërësit në një pjatë dhe marinojini me salcën e përgatitur me vaj, limon, kripë dhe piper.


Burimi: mesazhi

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit