​Protestuesit kalojnë natën para Kuvendit, kërkojnë votimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen


E hënë, 5 Tetor 2026
​Protestuesit kalojnë natën para Kuvendit, kërkojnë votimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen

Dhjetëra protestues janë mbledhur para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar nga deputetët që të votojnë plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Disa prej protestuesve kanë kaluar edhe natën para Kuvendit, në shenjë pakënaqësie dhe për të bërë presion që kërkesa e tyre të merret parasysh nga deputetët.

Protestuesit kanë bërë thirrje që deputetët të votojnë ndryshimet e propozuara në ligj, ndërsa kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë para Kuvendit deri në përfundimin e procesit parlamentar.

Ata shprehen se ndryshimi i ligjit është i nevojshëm dhe u kanë bërë thirrje deputetëve që ta mbështesin nismën.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit