E enjte, 13 Qershor 2019 
PRISHTINË – Në manifestimin qendror për 20 vjetorin e lirisë ku pjesë e saj ishin ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe ish-sekretarja amerikane e shtetit, Medeleine Albright, kanë qenë të ftuar edhe liderët e partive opozitare.
”Po, Protokolli i Shtetit është marrë me tërë organizimin dhe njëkohësisht edhe me ftesat”.
Kështu ka konfirmuar për klankosova.tv, drejtori i Protokollit të Shtetit në MPJ, Orhan Hajrizi, i cili tha se në këtë ceremoni qendrore ishin të ftuar edhe ish-kryeministri Isa Mustafa, njëherësh lider i LDK-së, edhe deputeti Albin Kurti, njëherësh lider i Vetëvendosjes.
”Me këtë rast e konfirmoj se ftesat janë përgatitur dhe janë dërguar edhe për z. Isa Mustafa në cilësinë e ish-kryeministrit, të cilën korrieri e ka dërguar në selinë e LDK-së dhe ftesa për z. Kurti është dërguar në Kuvend dhe përmes postës së brendshme të Kuvendit, ftesa i është përcjellë në kutinë postare të Lëvizjes Vetëvendosje më 7 qershor”, ka thënë ai në një përgjigjie përmes telefonit.
Etiketa: 20 vjetori, Aktuale, Albin Kurti, Isa Mustafa, Protokolli i Shtetit