PS mbledh deputetët një ditë para Kuvendit për Kodin Etik


E diel, 31 Gusht 2014

Tiranë – Një ditë para nisjes se sesionit të ri parlamentar, kreu i qeverisë Edi Rama kryeministri Edi Rama, njëkohësisht edhe kryetar i Partisë Socialiste, ka mbledhur grupin e deputeteve.

Mbledhja do të mbahet në Durrës ku pritet të të zgjasë gjatë gjithë ditës.

Sipas burimeve paraprake bëhet me dije se kryeministri Rama do të diskutojë me deputetët në lidhje me kryefjalën e këtij sesioni që pritet të jetë reforma në drejtësi.

Gjithashtu do të diskutohet edhe mbi qëndrimin që do të mbahet në seancën hapëse të këtij sesioni, ku do të shqyrtohen dekretet e Presidentit Bujar Nishani për kthimin e Reformës Territoriale, Ligjit për Policinë e Shtetit, atë për Magjistraturën dhe Gjykatën Administrative.

Një tjetër vendimi që pritet të merret gjatë kësaj mbledhjeje është dhe firmosja e Kodit të Etikës, sipas së cilit, deputetët do të jenë të detyruar të mos shkelin vendimet e grupit gjatë votimit të ligjeve.

Kjo pasi dy javë para se të mbyllej seanca parlamentare, mazhoranca e humbi shumicën e cilësuar në votimin e disa ligjeve.

Seanca parlamentarë do të nisë ditën e hënë në orën 17:00. Ende nuk dihet nëse Partia Demokratike të marrë pjesë apo jo në punimet e Kuvendit, por gjasat janë për një bojkot të mundshëm./shekulli/

Etiketa: , ,
Të fundit