E shtunë, 15 Dhjetor 2018
PRISHTINË – Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka deklaruar se nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme e cila mund të jetë paralajmërim i plotësimit të Qeverisë në ditët e ardhshme.
Konjufca pak para fillimit të seancës së jashtëzakonshme, ka thënë se e ngutura është vetëm kur bëhet fjalë për dialogun me Serbinë.
Ai tha se PSD po bëhet asistente e Qeverisë duke ia mundësuar që mos të rrëzohet.
Kunjufca i ka kërkuar falje votuesve të VV-së që ka futur në listat e tyre njerëz të pa qëndrueshëm politikisht dhe është e neveritshme çka po bën sepse është kthyer në patericë të presidentit Thaçi.
“Për të gjithë ju që keni pas dilema për daljen e këtyre njerëzve nga VV në ditët e ardhshme në të shkruar do ta shiheni pse kanë dal nga VV “, tha ai.
Deputetja Albulena Haxhiu ka thënë se rezoluta është e një subjekti minor që qëndron në Kuvend me mandat të vjedhur.
Sipas saj, kjo rezolutë është fuqizim i Hashim Thaçit.
Etiketa: Glauk Konjufca, Kosovë, PSD, Vetëvendosje