PSD po mundohet ta arnojë koalicionin qeverisës PAN


E shtunë, 15 Dhjetor 2018

PRISHTINË – Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, ka thënë se Opozita nuk do të marrë pjesë në seancën e thirrur sot nga koalicioni qeverisës dhe PSD ku pritet të votohet rezoluta e përforcuar nga Partia Socialdemokrate për dialog me Serbinë ku bashkëkryesues të këtij delegacioni do të jenë Kryetari i Nisma për Kosovë Fatmir Limaj, dhe Kryetari i Komunës njëherësh Kryetar i PSD-së Shpend Ahmeti.

Hoti ka kritikuar ashpër PSD duke thënë se po mundohet ta arnojë koalicionin qeverisës PAN i cili nuk ka legjitimitet.

Ai tha se rezoluta e vetme në dialog me Serbinë është kushtetua e Kosovës.

Kryesia e Kuvendit po vazhdon ende dhe më vonë pritet të deklarohet Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe Shefi i grupit parlamentar të PSD-së Dardan Sejdiu.

Etiketa: , , , ,
Të fundit