Pse është patjetër të debatojmë e të krijojmë përçarje për çdo dukuri që ndodh?


E mërkurë, 21 Shtator 2016
Haris ADEMI

Haris ADEMI

Si popull jemi shumë temperament. Kemi reagime të pakontrolluara dhe të papërmbajtura për çkado që ndodh përreth nesh, Shpeshherë i devijojmë temat dhe ngjarjet vetëm e vetëm për arsyen e nxitjes së debatit dhe të konfrontimit të opinioneve. Poashtu vërejmë mendjelehtësi dhe shkurtpamësi në analizat që bëjmë, sidomos kur ato janë të ndërlikuara dhe kërkojnë një trajtim më të gjerë sesa plasimi spontan i mendimit “Aty për aty”. Kemi nevojë të kahershme për një kulturë të mendimit kritik dhe debatit, gjë për të cilën vuan mazhoranca shqipëtare, normalisht me përjashtime.

Duke e konsideruar si një problem të madh këtë qështje, duhet të dijmë arsyet pse lindin këto debate dhe cilët janë nxitësit e përçarjeve mes popullsisë për temat nga më të ndryshmet që trajtohen në vendin tonë.

1. RRJETET SOCIALE

Në kohën e sotme bashkëkohore secili njeri ka mundësi të jap mendimin e tij lirshëm, qoftë edhe nëse cënon të drejtat e tjerëve ose që kanë karakter fyes. Sidomos me rritjen e përdorimit të rrjeteve sociale, tashmë është bërë trend që secili të komentojë mbi secilën qështje dhe të inkuadrohet në secilin debat që zhvillohet midis përdoruesve. Më shumë se gjysma e këtyre debateve sjellin rezultate negative dhe nuk rezultojnë me fryte siç duhej të kishin qenë në parim. Kjo për shkak se mungesa e aftësive shprehëse krijon keqkuptime tek të tjerët, nxitjet e ndryshme dhe kritikat pa vend, tendenca e “fitores në debat”, e shumë të tjera si këto janë prezente në masë të madhe tek ata që komentojnë në rrjetet sociale.

2. PREFERENCAT POLITIKE

Një përqindje e madhe e konfrontimeve në mes njerzëzve kanë si shkas pikëpamjet kontraverse politike që kanë mes vete. Fushatat e partive politike nëpër media e rrjete sociale gjithmonë përcillen me sharje e fyerje të rivalëve të tyre, e aspak leht nuk ia lënë pastaj përkrahësit që ju kundërpërgjigjen duke i dalë në mbrojtje partisë së tyre. Me gjithë të mirat që sjellë pluralizmi politik, në ditët e sotmë është edhe ndër nxitësit më të mëdhenjë të përçarjeve mes popullit.

3. DEBATET ME NATYRË RELIGJIOZE

Si problem kyç dhe shumë vështirë të zgjidhshëm kemi debatet fetare. Ky lloj i debateve në kohët e fundit po shkakton shumë përballje mes njerëzve, sidomos në rrjetet sociale ku inkuadrohen të gjithë njerëzit dhe japin mendime secili sipas logjikës së tyre. Interpretimet e klerikëve fetar të çfarëdo feje qofshin, gjithmonë ndeshen me papëlqyeshmëri të një pjese të njerëzve të cilën reagojnë fuqishëm dhe me kritika të ashpëra ndaj tyre. Kjo pastaj shkakton dilema, paragjykime, keqkuptime, urrejtje, frikë etj., të cilat të gjitha janë pasojë e shpërndarjes së opinioneve të gabuara të njerëzve jo-kompetentë në këtë fushë.

4. DEBATET SPORTIVE

Një brengë poashtu e madhe në kohën tonë është edhe përceptimi i gabuar i sportit si kulturë që sjell tëk njerëzit gjëra pozitive. Shumëherë shkak i debateve të ashpëra dhe poashtu edhe përleshjeve fizike mes njerëzve është urrejtja në mes grupeve të ndryshme të tifozëve që përkrahin një skuadër të caktuar. Disa nga nxitësit kryesor janë këngët fyese, parullat kundër skuadrave rivale, gjuha fyese gjatë ndeshjeve sportive, sharjet drejtuar lojtarëve etj. Kjo shkakton edhe përçarjen në mes komunave në vendin tonë, të cilat edhe të pakta në numër, mjafton që edhe të kenë probleme mes vete dhe gjërat të kthehen për së mbrapshti.

5. SHOW BIZI

Përderisa njerëzit e skenës së muzikës e filmit garojnë mes vete në forma të ndryshme të rivalitetit, paralelisht me ta shkojnë edhe fansat e tyre. Duke qenë përkrahës të denjë të artistëve e grupeve të artistëve, ata shumë shpesh bien në konflikt mes vete. Kur dy grupe reperësh përleshen mes vete fizikisht, fansat e tyre ndeshen mes vete virtualisht, ajo ngjarje bëhet tema e javës, flitet vetëm rreth tyre dhe largohet interesimi për ngjarje që janë më të rëndësishme se ato.

Këto pika janë disa nga nxitësit kryesor të debateve mes popullit. Mirëpo të gjithë ne duhet ta kemi një gjë parasysh: Ne duhet t’i klasifikojmë gjërat sipas rëndësisë dhe të meremi me ato që janë primare për ne dhe për zhvillimin e vendit tonë. Atdheu ynë ka nevojë për përparime të mëdha në shumë sfera jetësore për një jetë të mirëfilltë.

Ne nuk duhet të synojmë që me anë të fjalëve tona të shkaktojmë diqka tjetër veçse vetëdijësim dhe thirrje në unitet. Lufta për të krijuar ndarje në popullin tonë daton qysh moti, dhe fatkeqësisht si pasojë e mungesës së mendjekthjelltësisë shumëherë ka pasur sukses. Këto pasoja vërehen edhe sot. Nuk e kemi patjetër që të debatojmë për çdo gjë që ndodh. Nuk është nevoja të tregohemi analistë për secilën temë. Nuk na kërkohet të inkuadrohemi në çdo qështje dhe me anë të mosdijes sonë të krijojmë përçajmë njerëzit.

Të bëjmë thirrjë për vetëpërmbajtje, për butësi dhe maturi në raport me të tjerët. Në këtë mënyrë nuk do t’ju lëmë vend paragjykimeve dhe keqkuptimeve. Me anë të kulturës mund të arrihen shumë suksese dhe të tejkalohen shumë problem, e gjithashtu mund të evitohen disa elemente të panevojshme që janë prezente në shoqërinë tonë. Më shumë se kurrë kemi nevojë për të qenë të bashkuar!

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.