E martë, 17 Qershor 2025
Shumë njerëz në botën perëndimore ndalen para një pyetjeje që shpesh e bëjnë me kureshtje, herë me moskuptim, e herë me paragjykim:
“Pse gratë myslimane mbulohen?”
E në vend të një përgjigjeje të gjatë, qëndron një tregim i shkurtër, të cilin patjetër duhet ta lexoni.
Një burrë britanik shkoi te një njeri i mençur mysliman. Gjatë bisedës me të ai e pyeti me sinqeritet:
– Më thuaj, pse në fenë tuaj nuk lejohet që burrat t’i shtrëngojnë duart me gratë? A nuk është kjo gjë paksa e çuditshme?
Njeriu i mençur e vështroi me qetësi dhe ia ktheu me një pyetje të vetme:
– A mund t’ia shtrëngosh dorën mbretëreshës Elizabetë?
Britaniku qeshi lehtë dhe tha:
– Sigurisht që jo! Vetëm disa njerëz të zgjedhur kanë nderin t’i shtrëngojnë dorën mbretëreshës. Unë nuk jam ndër ta.
Njeriu i mençur buzëqeshi me urtësi:
– E sheh? Edhe gratë tona janë mbretëresha. Dhe mbretëreshat nuk u japin dorën burrave të huaj.
Britaniku heshti për një moment. Pastaj shtoi një pyetje tjetër:
– Mirë, por pse gratë tuaja e mbulojnë trupin dhe flokët? A nuk është kjo shenjë e nënshtrimit dhe diskriminimit?
Burri i mençur nuk u ngut. Nga xhepi nxori dy bonbone prej çokollate. Njërës ia hoqi mbështjellësen, ndërsa tjetrën e la të mbuluar. Pastaj të dyja i hodhi në tokë me pluhur.
– Tani, – i tha britanikut – nëse do të kërkoja të marrësh njërën për ta ngrënë, cilën do të zgjidhje?
Britaniku pa u menduar shumë tha:
– Sigurisht, atë që është e mbështjellë. Është më e pastër dhe më e mbrojtur.
Njeriu i mençur buzëqeshi sërish dhe tha:
– Kështu i shohim ne gratë tona. Si diçka të çmuar, që ruhet dhe respektohet.
* * *
Mbulesa nuk është pranga. Ajo është përzgjedhje. Është respekt për trupin, për shpirtin, për individualitetin. Është mbrojtje, jo ndalim. Është nder, jo nënçmim.
Dhe mbi të gjitha – është një mënyrë për t’i thënë botës: “Vlera ime nuk matet me atë që shfaq jashtë, por me atë që bart brenda.”
“O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t’i vënë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen…” (Kuran, Surja Ahzab, 33:59)