Publikohen rezultatet e Testit të Arritshmërisë – mesatarja e përgjithshme 48.8%


E hënë, 7 Korrik 2025



Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar se janë publikuar rezultatet e Testit të Arritshmërisë për nxënësit e klasës së nëntë, i cili u mbajt më 27 qershor 2025.

Sipas të dhënave të përpunuara nga MASHTI, arritshmëria sipas lëndëve është si më poshtë:

Gjuhë shqipe: 59.8%

Gjuhë angleze: 39.3%

Histori: 61.1%

Gjeografi: 52.9%

Matematikë: 38.9%

Informatikë: 54.7%

Fizikë: 40.6%

Kimi: 37.4%

Biologji: 42.6%

Ndërsa arritshmëria e përgjithshme në këtë test rezulton të jetë 48.8%.

MASHTI gjithashtu ka bërë të ditur se afati për paraqitjen e ankesave është i hapur për tri ditë, nga data 8 deri më 10 korrik 2025.

Nxënësit dhe prindërit e tyre kanë të drejtë të paraqesin ankesë në shkollat përkatëse gjatë këtij afati në rast të pakënaqësisë me rezultatin.







Etiketa:
Të fundit