E enjte, 14 Maj 2026

Nëse po kërkoni një recete plot krem dhe shije atëherë jeni në vendin e duhur.
Kjo pjatë e dytë jo vetëm që do të kthehet në qendrën e tryezave tuaja, por edhe në recetën e veçantë që vetëm ju mund të përgatisni.
Nuk është një kombinim i ri pasi pula dhe kërpudhat shkojnë shumë bashkë, por në recetën tonë do ju tregojmë disa hile që e bëjnë këtë pjatë edhe më të shijshme.
Përberësit
- 660 gr pulë e prerë në copa ose fileto
- 30 gr kërpudha
- 50 gr qepë e kuqe
- 1 thelbi hudhër
- 30 gr miell
- 85 gr pana ose krem qumështi
- 2 degë rozmarinë
- Vaj ulliri
- Piper i zi
- Kripë
Përgatitja
- Grini hollë qepën dhe hudhrën.
- Vendosni një tigan në zjarr të mesëm me pak vaj ulliri dhe shtoni aty hudhrën bashkë me qepën të skuqen për 7-8 minuta.
- Veçmas në një enë hidhni miellin dhe filloni të lyeni copat e pulës tuaj nëpër të gjithë sipërfaqen e tyre.
- Kur qepa të jetë zbutur e të ketë marrë ngjyrë, shtoni tek tigani edhe copat e pulës që të skuqen.
- Në këtë pikë sipas dëshirës mund të shtoni 50 ml verë të bardhë dhe ta lini të avullojë në të kundërt shtoni pak ujë ose lëng mishi.
- Në fund shtoni rozmarinën dhe erëza të tkera sipas dëshirës tuaj dhe më pas shtoni kërpudhat.
- Shtoni kripën dhe piperin sipas dëshirës dhe hidhni 1 gotë ujë në tigan pak nga pak në mënyrë që mishi të ziejë.
- Vendosini kapak dhe lëreni të ziejë në zjarr të ulët për 50 minuta.
- Pasi të ketë kaluar kjo kohë hiqni kapakun për 10 minuta dhe shtoni panën dukë përzier mirë.
- Lëreni edhe 5 minuta të tjera të ziejë mishi bashkë me panën derisa të bëhet një masë kremoze.
- Këtë pjatë mund ta shërbeni menjëherë të ngrohtë ose ta ruani të mbyllur hermetikisht në frigorifer deri në 2-3 ditë.
Burimi: mesazhi
