Pulla “Dyert e Prizrenit” lëshohet në qarkullim nga Posta e Kosovës


E hënë, 10 Tetor 2022

PRISHTINË – Posta e Kosovës, të hënën e 10 tetorit ka lëshuar në qarkullim dy pulla të reja postare të titulluara “Dyert e Prizrenit”.

Sipas postës, qyteti i Prizrenit është i njohur që nga antikiteti si një vend unik në Ballkan për vlerat e trashëgimisë kulturore të civilizimeve dhe religjioneve të ndryshme.

Prizreni njihet për gërshetimin harmonik të kulturave gjatë historisë dhe një numri të monumenteve të trashëgimisë kulturore të të gjitha kohërave, e që rrjedhimisht mban epitetin e ‘’Qytetit muze’’ të Kosovës.

Filatelia e Postës së Kosovës ka prezantuar pullat e reja, brenda të cilave prezantohen dyert e Prizrenit me karakteristika shqiptare, bazuar për nga rëndësia e lashtësisë dhe domethënies së tyre, të cilat do të shpalosin në gjithë botën vlerat e trashëgimisë kulturore të Republikës së Kosovës.

Etiketa: , ,
Të fundit