E shtunë, 20 Tetor 2018
PRIZREN – Dje është mbajtur takimi i dytë konsultativ, në kuadër të aktiviteteve të projektit të Planit Rregullues të Hollësishëm për Parkun e Inovacionit dhe Teknologjisë në Prizren.
Qëllimi i takimit ishte prezantimi i gjendjes ekzistuese në asetet e Parkut dhe diskutimi gjithëpërfshirës me palë të interesit rreth shfrytëzimit të ardhshëm potencial të bazuar në Studimin e Fizibilitetit.
Plani Rregullues i Hollësishëm (PRRH) për Parkun e Inovacionit dhe Teknologjisë në Prizren është duke u hartuar nga Komuna e Prizrenit dhe mbështetur nga GIZ.
Etiketa: GIZ, Parku i Inovacionit dhe Teknologjisë, Prizren