Tragjedi në Gjilan, gjenden pa shenja jete një 27-vjeçar dhe një foshnjë, policia nis hetimet


E diel, 1 Nëntor 2026
Tragjedi në Gjilan, gjenden pa shenja jete një 27-vjeçar dhe një foshnjë, policia nis hetimet

Një rast i rëndë është raportuar të dielën në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku jetën e kanë humbur një i ri 27-vjeçar dhe një foshnjë.

Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka treguar se informacioni për rastin është pranuar në mëngjes, rreth orës 08:47.

“Më 01.11.2026 rreth orës 08:47 kemi pranuar informacion se në një shtëpi në fshatin Demiraj të komunës së Gjilanit, dyshohet për dy trupa të pajetë, një person i gjinisë mashkullore i vitit të lindjes 1999 dhe një foshnjë. Me urgjencë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se të dy personat janë pa shenja jete”, ka deklaruar Hashani.

Pas konstatimit të vdekjeve, Prokuroria ka marrë vendim që trupat të dërgohen për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për ndriçimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, rast i cili është cilësuar si ‘Vdekje e dyshimtë’”, ka bërë të ditur Hashani.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit