E premte, 15 Maj 2020
PRIZREN – Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot vizitoi Parkun e Biznesit, ku po vazhdojnë punimet për rregullimin e infrastrukturës, pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia.
Aktualisht në këtë zonë po zhvillohen punimet e kanalizimit dhe ndërtimit të rrugëve në blloqet e mbetura, ndërkaq së shpejti do të fillohet edhe vendosja e rrethojave përreth.
Etiketa: Aktuale, Mytaher Haskuka, Parku i Biznesit, Prizren