Putin ndalon protestat gjatë Lojërave Olimpike Dimërore


E shtunë, 24 Gusht 2013

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka ndaluar protestat në Sochi gjatë Lojërave Olimpike Dimërore të vitit të ardhshëm dhe ka kërkuar që të ketë qasje më të kufizuar në qytet, sipas një dekreti presidencial të publikuar të premten në gazetën “Rossiyskaya Gazeta”.

Dektreti imponon zona të veçanta në territorin e Sochit për të forcuar sigurinë gjatë lojërave dimërore që mbahen në shkurt. Arenat olimpike, portet, stacionet e trenit dhe postblloqe të caktuara në rrugë do të jenë zona kontrolli, ku të gjitha gjësendet do të kontrollohen. Dekreti po ashtu ndalon çdo demonstratë publike nga 7 janari deri më 21 mars.

Të fundit