17°C
Prizren

Që prej 2015 Ministria e Shëndetësisë nuk siguron kontraceptivë për qendrat shëndetësore

Prizren Post | 16:32 - 21.06.2018

Prishtinë – Më se dy vjet pasi Kombet e Bashkuara e ndalën shpërndarjen e kontraceptivëve, institucionet shëndetësore të Kosovës ose varen prej donacioneve, ose mbesin pa to fare.

Institucionet shëndetësore në Kosovë kanë vështirësi të sigurojnë mënyra pa pagesë për pengimin e shtatzanisë (kontraceptivë) si pasojë e mungesës së shpërndarjes dhe rregulloreve të Ministrisë së Shëndetësisë, duke ua pamundësuar qasjen ndaj kontraceptivëve atyre që nuk kanë mjete t’i blejnë.

Ministria e Shëndetësisë nuk blen kontraceptivë dhe nuk siguron i siguron ato për spitale, qendra të mjekësisë familjare dhe qendra tjera shëndetësore, ka thënë Myrvete Paçarada, drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Prishtina (QKUK), e cila shpreson se kontraceptivët do të përfshihen në pakon e ardhshme bazike të sigurimit shëndetësor nga Ministra e Shëndetësisë, njofton Kallxo.com

“Duhet ta kemi linjën tonë buxhetore dhe mos të varemi nga donacionet, sepse pavarësisht se mund t’i garantojmë tani, falë mënyrës së si funksionon buxheti, nuk mund të garantojmë se mund t’i kemi përgjithmonë,” ka thënë Paçarada.


Etiketa:
Arivisti Company