E martë, 24 Janar 2017

Eroll VELIJA
Filozofia humaniste që masonët e konsiderojnë aq shumë, bazohet në mohimin e besimit në Zot dhe adhurimin e njerëzve, apo respektimin e “humanizmit” në vendin e Tij. Por kjo shtron një pyetje të rëndësishme: a e rezervojnë këtë besim masonët vetëm për vete, apo dëshirojnë që ky besim të përqafohet edhe nga të tjerët, gjithashtu?
Kur hedhim një shikim shkrimeve masonike, mund të shofim qartë përgjegjen në këtë pyetje: qëllimi i kësaj organizate është që të përhapet filozofia humaniste në tërë botën dhe të çrrënjosë fetë monoteiste (islamizmin, krishterizmin dhe judaizmin).
Për shembull, në një artikull të botuar në revistën e masonëve Mimar Sinan, thuhet: Masonët nuk gjurmojnë origjinën e ideve të së keqes, drejtësisë dhe ndershmërisë përtej botës fizike, por ata besojnë se këto gjëra lindin nga kushtet shoqërore të njeriut, mardhëniet shoqërore dhe për çfarë ai përpiqet gjatë jetës së vet”, dhe shtohet, se Masonry is trying to spread this idea throughout the whole world.”
Selami Isindag, një mason i vjetër turk, shkruan:
Sipas Masonerisë, në mënyrë që të shpëtohet njerëzimi nga një moral i mbinatyrshëm i bazuar në burime fetareështë e domosdoshme që të vendoset një moral që bazohet në dashuri ndaj humanizmit që nuk është relativ. Në parimet e veta morale tradicionale, Masoneria ka marrë në konsideratë prirjen e organizimit të njeriut, nevojat e tij dhe kënaqësitë, rregullat e jetës shoqërore dhe organizatat e tyre, vetëdijen, lirinë e të të menduarit dhe të fjalës, dhe, në fund, të gjitha gjërat që shkojnë në formulimin e jetës natyrale. Për këtë shkak, qëllimi i tij është që të vendoset dhe të nxis moralin njerëzor në të gjitha shoqëritë.
Se çfarë mendon master-masoni turk, Isindag, më tutje, thuhet: “Shpëtimin e mijëra njerëzëve nga një moral i bazuar në burime fetare” është largimi i njerëzëve nga feja. Në të njejtin libër, Isindag shpjegon qëllimin e tij dhe të librit sipas “parimit për vendosjen e një qytetërimi të avansuar”.
Parimet pozitive të Masonerisë janë të domosdoshme dhe të mjaftueshme për vendosjen e një qytetërimi të avansuar. Ato parime janë:
– Pranimi se zoti i papërcaktuar (Arkitekti i Madh i Gjithësisë) është vetë evolucioni;
– Mohimi i besimit në shpalljet, misticizmi dhe besimet e kota;
– Superioriteti i humanizmit racional dhe puna.
Tri pikat e para kërkojnë mohimin e ekzistencës së Zotit. (Masonët nuk besojnë në Zot, por në Arkitektin e Madh të Gjithësisë, dhe citati më lart tregon se me këtë term, ata mendojnë në evolucionin.) Pika e dytë mohon shpalljet nga Zoti dhe njohurive fetare të bazuar në të. (Isindag këtë vetë e definon si “besime të kota”.) Dhe pika e tretë ngre lart humanizmin dhe konceptin humanist të “punës” (sikur në komunizëm).
Nëse e marrim parasysh se si rrënjosen këto ide në botë sot, mundemi bile edhe t’a çmojmë ndikimin masonik në të.
Aty është edhe një gjë tjetër e rëndësishme që duhet komentuar: Si Masoneria vuri në lëvizje misionin e vet kundër religjionit? Kur t’a hudhim një sy shkrimeve masonike, shofim se ata dëshirojnë që t’a shkatërrojnë religjionin, posaçërisht në nivelin shoqëror, me mjetet e “propagandës” në masë. Mastermasoni Isindag hedh mjaft dritë mbi këtë çështje:
…Bile edhe regjimet tepër represive nuk kanë qenë tepër të suksesshme në përpjekjet e tyre që t’i shkatërrojnë institucionet fetare. Në të vërtetë, tejkalimet në vrazhdësinë e metodave politike, në përpjekjet e tyre që t’a nxjerrin shoqërinë nga padituria me shpëtimin e njerëzëve nga besimi në fetë e kota dhe dogmat kanë prodhuar një reaksion të kundërt: vendet e adhurimit që ata dëshironin që t’i mbyllnin sot janë më të mbushura se kurrë më parë, dhe besimi dhe dogmat që ata i shpallën joligjore u bënë bile edhe me më shumë pasues. Në një vend tjetër ne theksuam se në çështjet që prekin zemrën dhe ndjenjat, ndalesa dhe forca nuk ka efektE vetmja mënyrë që të nxirren njerëzit nga errësira në dritë është shkenca e vërtetë, si dhe parimet e logjikës dhe të arsyesNëse njerëzit edukohen sipas këtij parimi, ata do të respektojnë humanizmin dhe anët pozitive të fesë por edhe do të shpëtojnë veten nga besimet e kota dhe dogmats.
Ashtuqë të kuptojnë atë çfarë është përmendur këtu, ata duhet që të analizojnë me kujdes. Isindag thotë se represioni i regjimit do të bëjë që fetarët të motivohen edhe më shumë dhe kjo veçsa e forcon fenë. Prandaj, ashtuqë të parandalohet forcimi i fesë, Isindag mendon se masonët duhet shkatërruar fenë në nivelin intelektual. Çfarë ai mendon me “shkencën e vërtetë, parimet e logjikës dhe arsyes”, nuk është në të vërtetë shkenca, logjika dhe arsyeja. Çka mendon ai është vetëm një filozofi humaniste dhe materialiste që përdor thëniet si kamulflim, sikur në rastin e darvinizmit. Isindag vlerëson se kur këto shpërndahen në shoqëri “vetëm elementet humaniste në religjion do të fitojnë respekt”, çka është, se çfarë do të mbesë nga religjioni do të jenë ato elemente të miratuara nga filozofia humaniste. Me fjalë të tjera, ata dëshirojnë që të refuzojnë të vërtetën themelore që qëndron në bazën e fesë monoteiste (Isindag i quan besime të kota dhe dogma). Këto të vërteta janë realitet themelor se njeriu është krijuar nga Zoti dhe se është përgjegjës ndaj Tij.
Shkurtimisht, qëllimi i masonëve në shkatërrimin e elementeve të besimit që përbëjnë esencën e fesë. Ata dëshirojnë që të zvoglojnë rolin e fesë në një element kulturor që shpreh idetë e tyre në një numër të çështjeve të përgjithshme morale. Mënyra se si realizohet kjo, sipas masonëve, është imponimi i ateizmit në shoqëri nën maskën e shkencës dhe arsyes. Fundi i fundit, qëllimi i tyre është që të distancojnë fenë nga pozita e vet bile në një shkallë si element kulturor, ashtuqë të themelojnë një botë krejtësisht atesite.
G. E. Lessing and E. Renan
G. E. Lessing and E. Renan. The Masons wanted to realize the dream of these two atheist writers in eradicating religion from the face of the earth.
Në një artikull të Isindagut, në revistën “Mason”, me titull “Shkenca e vërtetë- pengesat e mendjes dhe Masoneria”, ai thotë:
Si rezultat i tërë kësaj, dëshiroj të them se detyra më e rëndësishme humaniste dhe masonike e të gjithë neve nuk është largimi nga shkenca dhe logjika, që të pranohet se kjo është mënyra më e mirë sipas evolucionit, të përhapet ky besim i yni në mesin e njerëzve dhe t’i edukojë njerëzit në shkencën e vërtetë. Fjalët e Ernest Kenanit janë shumë të rëndësishme: “Nëse njerëzit janë edukuar dhe shkolluar në shkencën e vërtetë dhe logjikën, besimet e kota të fesë dhe do të shkatërrohen vetvetiu.” Fjalët e Lessingut e mbështesin këtë pikëpamje: “Nëse njerëzit janë të edukuar dhe shkolluar me shkencën dhe logjikën, një ditë feja nuk do të jetë më e nevojshme.”
Ky është caku përfundimtar i Masonerisë. Ata dëshirojnë që shkatërrojnë tërësisht fenë dhe të vendosin një botë humaniste të bazuar në “shenjtërinë” e humanitetit. Ata dëshirojnë që të vendosin një rend të ri të injorancës, ku njerëzit do të refuzonin Zotin i cili i krijoi, dhe të konsiderojnë vetveten si një gjë hyjnore… Ky cak është edhe qëllimi i ekzistimit të Masonerisë. Në revistën masonike të quajtur “Ayna” (Pasqyra), kjo quhet “tempulli i ideve”.
Masonët modern kanë ndryshuar qëllimin e masonëve të vjetër që të ndërtojnë një tempull fizik në ndërtimin e idesë së “Tempullit të idesë”. Ndërtimi i Tempullit të Ideve do të jetë i mundur kur vendosen parimet dhe vyrtytet masonike dhe njerëzit e tillë të mençur do të shtohen në tokë.
Për të dërguar më tutje këtë synim, masonët punojnë palodhshëm në shumë vende të botës. Organizata masonike ka ndikim në universitete dhe në institucione tjera edukative, në media, në botën e arteve dhe ideve. Kurrë nuk pushon përpjekja që të parapengojnë filozofinë e tyre humaniste në shoqëri dhe që të diskreditojnë të vërtetat e besimit që ka bazë religjionin. Do të shohim më vonë se teoria e evolucionit është njëra është njëra ndër ndër mjetet themelore të masonëve për propagandë. Çka më tepër, qëllimi i tyre është që të ndërtojnë një shoqëri që nuk e përmend bile as emrin e Zotit apo religjionit, por kujdeset vetëm për të plotësuar kënaqësitë dhe dëshirat e njerëzëve dhe ambicjet e tyre në këtë botë. Kjo do të jetë një shoqëri e formuar nga njerëz që kanë bërë (Zotin) në diçka të lënë prapa shpine në mënyrë të mospërfillshme. Ai tha: “O populli im, a është më i çmuar te ju farefisi im se All-llahu, që e keni hedhur Atë pas shpine? Nuk ka dyshim, Zoti im i di të gjitha ato që veproni”. Kur’an (11: 92) , ngjajshëm me popullin e Madjanit të përmendur në Kur’an. Në këtë kulturë të injorancës nuk kishte vend për frikë apo dallimi ndaj Zotit, dhe të fitojnë kënaqësinë e Tij, t’a adhurojnë apo të mendojnë për botën e mëpastajme. Në fakt, për këto ide është menduar të jenë jashtë trendi dhe karakteristikë për njerëzit e paedukuar. Kjo porosi vazhdimisht përsëritet nëpër filma, stipa dhe libra.
Në këtë ndërmarrje të madhe të mashtrimit të njerëzve, masonët vazhdimisht luajnë rol udhëheqës. Por, gjithashtu edhe shumë grupacione tjera dhe individë janë të angazhuar në punën e njejtë. Masonët i pranojnë ata si “masonë nderi” dhe llogariten si aleatë të tyre pasi të gjithë përkrahin filozofinë e njejtë. Selami Isindag shkruan:
Masoneria gjithastu pranon këtë fakt: në botën e jashtme ka njerëz të mençur që edhepse nuk janë masonë, përkrahin ideologjinë masonike. Kjo është kështu pasiqë kjo ideologji është krejtësisht një ideologji e njerëzve dhe humanitetit.
Lufta këmbëngulëse kundër religjionit qëndron në dy argumente apo justifikime themelore: filozofia materialiste dhe teoria darviniste e evolucionit.
Në dy kapitujt e ardhshme do të shqyrtojmë këto dy justifikime, origjinën e tyre dhe raportet e tyre me Masonerinë. Në këtë mënyrë, do të kemi mundësi që të kuptojmë më qartëse ngjarjet prapa skenës së këtyre ideve që kanë ndikuar në rrjedhat historike në botë që nga shek. i 19-të.
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.
Etiketa: Eroll Velija, Opinione