E shtunë, 15 Korrik 2017
Policia mori alarmin rreth orës 20.45, se ishin dëgjuar të shtëna në rrugën Schulhausstrasse te Ebikonit. Atje policia arriti të gjejë shumë persona mes tyre edhe 21 vjeçarin e plagosur.
Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe sipas policisë ndodhet në gjendje stabile për jetën, përcjell botasot.info.
Policia dhe Prokuroria zvicerane nuk kanë dhënë detaje tjera për ngjarjen e mbrëmshme. “Communiqué der Polizei” ka sqaruar vetëm se është arrestuar një 34 vjeçar zviceran, që dyshohet të jetë agresori.
Autoritetet zvicerane kërkojnë ndihmë nga dëshmitarët okularë.