“Qëndroni me njëri-tjetrin”, heroi global Ahmed bën thirrje…


E premte, 19 Dhjetor 2025
“Qëndroni me njëri-tjetrin”, heroi global Ahmed bën thirrje për përqafimin e njerëzimit pas të shtënave në Australi

Heroi global Ahmed Al Ahmed ka bërë thirrje për t’i “harruar të gjitha gjërat e këqija” dhe për përqafimin e njerëzimit pas të shtënave në plazhin Bondi në Australi, raporton Anadolu.“Qëndroni me njëri-tjetrin, të gjithë njerëzit”, tha Ahmed në një mesazh për njerëzit anembanë botës që i dhuruan rreth 2,5 milionë dollarë australianë (1,65 milion dollarë), duke shtuar, “Dhe harroni gjithçka të keqe (nga e kaluara)”.Ahmed bëri bujë globale dhe fitoi zemrat e njerëzve në mbarë botën për guximin e tij pasi u hodh mbi njërin nga dy sulmuesit të dielën e kaluar përgjatë plazhit Bondi në Sydney, qytet më i madh i Australisë për nga popullsia dhe kryeqytet i Uellsit të Ri Jugor.15 persona u vranë në sulm, ndërsa njëri nga dy sulmuesit u qëllua për vdekje dhe tjetri është në gjendje kritike dhe po trajtohet në spital.Veprimi i Ahmedit u përshëndet për shpëtimin e jetëve.Kryeministri australian, Anthony Albanese, e shpalli Ahmedin e lindur në Siri “më të mirin për vendin tonë”.Ahmed, i cili u shpërngul në Australi në vitin 2006 dhe është baba i dy vajzave, u qëllua…

Etiketa: ,
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit