Qentë e Policisë gjejnë 15 kg marihuanë


E premte, 24 Korrik 2015

Policia e Kosovës në dalje të autostradës ”Ibrahim Rugova”, konkretisht në fshatin Trudë të Prishtinë, ka ndaluar një automjet të tipit BMË, të cilën e ngiste i dyshuari me inicialet F.O.

Gjatë kontrollit në rezervarin e modifikuar janë gjetur 15.500 gramë substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë, të cilat edhe janë konfiskuar.

Në këtë pikë kontrolli të përbashkët ishin të përfshira njësitë e stacionit policor Veriu në Prishtinë, njësia K-9, dhe njësitë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN).
Sipas Policisë, gjatë realizimit të kontrollit të veturës, me ndihmën edhe të Njësisë me qenë(K-9)ështëpërforcuar dyshimi se në rezervarin e gazit (plinit) mund të ketë të fshehur substanca narkotike dhe vetura e dyshuar është sjellë në stacion për kontroll më në detaje.

“Ndërsa pas realizimit të këtij kontrolli në rezervarin e modifikuar enkas për këtë lloj transporti janë gjetur 15.500 gramë (15 kg e 500 gramë)substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë, të cilat edhe janë konfiskuar.Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin kompetent”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës.

Të fundit