E enjte, 7 Maj 2015 
Qentë endacakë para pak çastesh kanë sulmuar një nxënëse të shkollës fillore “Gjon Serreqi” në Ferizaj, ndërsa sot gjatë ditës është sulmuar nga qentë edhe një mësuese e kësaj shkolle.
Gazeta Fjala ka mësuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Gjon Serreqi” afër shkollës ku një grumbull i madh i qenve endacakë vazhdimisht qëndron aty për shkak të mbeturinave të grumbulluara në këtë vend.
