E mërkurë, 26 Korrik 2023
PRISHTINË – Qeveria e Kosovës mori një sërë vendimesh në mbledhjen e sotme. Ekzekutivi miratoi draftin e Programit kombëtar të shkencës 2023-2028 dhe rialokoi mjete buxhetore në Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal për 13 projekte kapitale për komuna.
Rialokimi i mjetet buxhetore në vlerë prej 900,000.00€ në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për realizimin e 13 projekte kapitale është si në vijim:
Komuna e Hanit të Elezit për projektin “Rregullimi i parkut rreth lumit Lepenc” në vlerë prej 30,000.00€
Komuna e Lipjanit për projektin “Rregullimi i shtratit të lumit në fshatin Medvec” në vlerë prej 50,000.00€
Komuna e Malishevës për projektin “Rregullimi i oborrit të shkollës fillore në fshatin Llazic” në vlerë prej 30,000.00€
Komuna e Gjakovës për projektin “Renovimi dhe pajisja e Qendrës së Komuniteteve (parashkollor) në Ali Ibra-Gjakovë” në vlerë prej 40,000.00€
Komuna e Kamenicës për projektin “Parkingu i gjelbër në qendër të qytetit të Kamenicës” në vlerë prej 60,000.00€
Komuna e Suharekës për projektin “Ripërtërija e qëndrueshme urbane – në lagjen e vjetër të qytetit – Lagja Hoxha” në vlerë prej 50,000.00€
Komuna e Podujevës për projektin “Zgjerimi dhe rregullimi i shtratit të lumit Llap dhe lumit Dumnica me mure mbrojtëse ( gabionet) L-860 m, në vlerë prej 85,000.00€
Komuna e Rahovecit për projektin “Ndërtimi i parqeve Opterush, Retijë, Dejnë dhe kolektorit për ujëra të zeza në Ratkoc dhe Rahovec” në vlerë prej 50,000.00€
Komuna e Deçanit për projektin “Ndërtimi i 4 urave në rrugën që qon në Roshkodol dhe parkut në Isniq” në vlerë prej 85,000.00€
Komuna e Gjilanit për projektin “Rigjenerimi i ish parkingut duke integruar xhepat e gjelbër -Parku Urban në komunën e Gjilanit” në vlerë prej 90,000.00€
Komuna e Fushë Kosovës për projektin “Rikonstruimi i rrugës “Meshari-Faza e dytë” Fushë Kosovë në vlerë prej 70,000.00€
Komuna e Shtimes për projektin “Zgjerimi i rrugës dhe trotuari me ndriçim ne rr.”Shabani” në Vojnoc” në vlerë prej 95,000.00€
Komuna e Pejës për projektin “Turizmi i aventurës – vlerë për zhvillim të qëndrueshëm të Pejës” në vlerë prej 165,000.00€.
Etiketa: Kosovë, projektet kapitale, Qeveria