Qeveria duhet të rrëzohet


E premte, 11 Janar 2019

PRISHTINË – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka mbajtur konferencë për media, ku mes tjerash ka folur edhe për synimin e kësaj partie për ta rrëzuar qeverinë.

“LDK është opozitë. Ne votën e kemi marr prej qytetarëve që të jemi opozitë. Jemi deklaruar që kontributin tonë do ta japim në Kuvend për dialogun, e kemi edhe dokumentin bazë që e kemi aprovuar në lidhje me parimet se çka mund të dialogohet e çka jo. Në ndërkohë edhe ndërkombëtarëve me respekt i kemi thënë që ne do ta japim kontributin, por kjo është qasja jonë, sepse qeveria duhet ta merr përgjegjësinë për dialogun dhe të mos mundohet ta hedhë te opozita”.

“Disponimi i plotë i LDK-së është që të rrëzohet kjo qeveri. Ne nuk shohim asnjë gjë të mirë që kjo qeveri do t’i japë vendit. Për ta rrëzuar qeverinë duhet t’i kemi votat. Asnjëri nga deputetët tanë nuk sëmuret në ditët që duhet të votojë. Sa i përket Vetëvendosjes, janë deklaruar, ndërsa një parti tjetër veçse ka filluar të bashkëpunojë me qeverinë. Nesër me i bë votat, disponimi është që ta rrëzojmë këtë qeveri”.

“LDK-ja nuk sheh asnjë hendikep që nëse rrezohet një qeveri me kaq shume zëvendësministra dhe që do t’i ikën proceseve për të cilat është përgjegjëse dhe që kërkon t’ua bartë të tjerëve”.

“Vendimi i gjykatës kushtetuese na ka bërë që ne të mos mund ta qeverisim këtë vend pa bërë koalicion me ndonjë parti tjetër. Thaçin e kemi votuar për president se e kemi respektuar marrëveshjen, por që s’e ka respektuar Thaçi dhe PDK-ja, pra është te ata qe s’e kanë respektuar marrëveshjen. Do të kishim dashur t’i besonim të gjithëve, por është problem.

Në atë kohë të bashkëqeverisjes mendoj që kemi qeverisur në mënyrë korrekte. Edhe sot e them që ata ministra kanë punuar mire, por nuk pajtohem me diskursin politik që tash e ka marr PDK-ja”, deklaroi Mustafa.

Ai ka folur edhe për letrën e dërguar nga Trump, duke thënë se taksa e vendosur për produktet e Serbisë është mos konsideratë ndaj letrës së presidentit të ShBA-ve.

“Ne e kemi vlerësuar letrën e presidentit Trump që procesi i dialogut të shkojë karshi ShBA-ve. Për neve është e pakuptimtë qe institucioni i shton masat e taksës 100% në vend që të ketë konsiderate ndaj një letre të një presidenti si Trump. Ne si LDK mbesim të përkushtuar që të përkrahim konceptin e dialogut që është në dobi të qytetarëve”, shtoi ai.

Etiketa: , , , ,
Të fundit