Qeveria e Kosovës ka zbuluar fajtorin e krizës energjetike


E martë, 1 Gusht 2017

Ministria e Mjedisit thotë se dështimi i KEK-ut solli krizën energjetike

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ia hedh fajin Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për gjendjen energjetike në vend.

Sipas Ministrisë, KEK-u është dashur ta kryejë zhvendosjen gjatë vitit 2015 dhe 2016, por thotë se ka dështuar të arrijë marrëveshje me pronarët.

“KEK-sh.a është  dashur të kryejë zhvendosjen gjatë  vitit 2015 dhe 2016, mirëpo ka dështuar për të arritur marrëveshje me pronarët, dhe sipas ‘Kornizës së Politikave për Zhvendosje’ (KPZH), kur dështon ky proces, kalohet në procedurën e shpronësimit”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë dhënë Insajderit.

“Planin e Veprimit për Zhvendosje KEK e ka dorëzuar  në MMPH më datë 25.05.2017, dhe MMPH menjëherë më datë 02.06.2017 e ka aprovuar. Mirëpo, edhe pas aprovimit, KEK nuk ka arritur të nënshkruajë marrëveshjet me pronarët ashtu siç parashihet me KPZH”, thuhet më tej aty.

Etiketa: , ,
Të fundit