Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Qeveria e tërheq demarkacionin nga rendi i ditës

Prizren Post | 13:40 - 01.09.2016

Prishtinë – Kuvendi i Kosovës ka vendosur që të tërheq ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi nga rendi i ditës.

Ky vendim është marrë pasi që prezentë në sallë nuk do të jetë Lista Serbe dhe rrjedhimisht kalimi i kësaj marrëveshje është i pamundshëm.

Sipas burimeve të zeri.info kjo ka bërë që Kuvendi ta tërheq këtë pikë të rendit të ditës dhe ta shtyj për një ditë tjetër. Deri më tani nuk dihet se kur kjo pikë do të dalë përsëri në votim.

Ndërkohë, seanca do të vazhdoj me pikat e tjera të rendit të ditës.


Arivisti Company