Qeveria e tërhoqi nga Kuvendi Platformën për dialogun me Serbinë


E martë, 5 Qershor 2018

Prishtinë – Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, në emër të Qeverisë ka tërhequr nga Kuvendi Platformën për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, për t’i dhënë kohë konsensusit të partive politike rreth kësaj teme.

Reçica në Kuvendin e Kosovës kërkoi mirëkuptimin e deputetëve në mënyrë që të ketë konsensus më të gjerë dhe vazhdim të konsultimeve të mëtutjeshme.

“Në emër të kryeministri Ramush Haradinaj me mirëkuptim kërkoj të hiqet Platforma për finalizimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve e proceduar në Kuvend më 23 prill 2018 në mënyrë që t’i japim kohë ndërtimit të një konsensusi më të gjerë nacional dhe vazhdimit të konsultimeve të mëtutjeshme”, tha Reçica.

Etiketa:
Të fundit