E mërkurë, 27 Korrik 2022
PRISHTINË – Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e fundit elektronike, ka miratuar ratifikimin e marrëveshjes me Sfidat e Mijëvjeçarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për programin e energjisë.
Po ashtu Qeveria e ka votuar një ndryshim në vendimin e para një viti për aprovimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Kësaj pakoje, Qeveria në një mbledhje elekronike të mërkurën ia ka shtuar edhe masën “Qeveria për familjes”, për të cilën do të ndahen 10 milionë euro.
“Ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar edhe vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 13/19 të datës 14 korrik 2021 me ndryshimet dhe plotësimet e bëra, lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike. Plotësimi dhe ndryshimi i vendimit i shton Masës 1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike edhe masën 1.8 – Skema “Qeveria për familjet”- për të cilën ndahen 10 milionë euro”, thuhet në njoftim.
Etiketa: Aktuale, Kosovë, MCC, Qeveria