Qeveria s’mund të marrë borxh për të paguar pagat


E martë, 22 Tetor 2013

[youtube HT96ZyJUj1E]

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së ka kritikuar ndryshimet e bëra nga qeveria “Rama” në buxhet. Basha ka akuzuar qeverinë se, po kërkon ta paraqesë vendin në krizë ekonomike.

“Askush nuk ka pritur këtë ndryshim të buxhetit që paraqet rënien më drastike dhe thellimit me dorë të rëndë të borxhit publik. Ata që u çorën kur ishin në opozitë për borxhin, dhanë lajme të rreme duke e paraqitur borxhin si gogol dhe thanë se me të ardhur në pushtet këtij gogoli do ti vinin fre tani po e trefishojnë duke marrë borxh afro 40 miliard lekë”, u shpreh Basha.

Të fundit