Qindra qytetarë të Prizrenit në mbështetje të Turqisë


E diel, 17 Korrik 2016

pz

Prizren – Qytetarë me flamuj kombëtar turk, shqiptar, boshnjak dhe me brohoritje të ndryshme si “Ne jemi ummeti i Hz. Muhammedit”, “Rri drejt, mos u përkul, Kosova është me ju”… shprehën përkrahjen e tyre për popullin turk.

Qindra qytetarë të Prizrenit të komunitetit turk të mbështetur edhe nga ai shqiptar dhe boshnjak, u tubuan në sheshin e qendrës së qytetit për të përkrahur Republikën e Turqisë, e cila mbrëmë u ballafaqua me tentativën për kryengritje nga pjesëtarë të forcave të armatosura turke, besnik të organizatës terroriste FETÖ, raporton Anadolu Ageny (AA).

Ndërkohë, në xhaminë e Sinan Pashës, u lexuan duatë për dëshmorët që ranë pas tentativës së mbrëmshme për grusht shtetit, të cilëve iu bashkangjitën të gjithë qytetarët.

Pas qendrës së qytetit, qytetarët bashkërisht vazhduan drejt Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Prizre, ku vazhduan të shprehin fuqishëm përkrahjet e tyre.