E hënë, 15 Dhjetor 2014
Vijojnë replikat mes akademikut Rexhep Qosja dhe kryeministrit të sapozgjedhur të Kosovës, Isa Mustafa.
Dje, akademiku, përmes një postimi në Facebook u shpreh se u ndje i tmerruar për zgjedhjen e Mustafës kryeministër, dhe e quajti vrasës kryeministrin e ri të Republikës së Kosovës. I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Mustafës, po në Facebook, ku i drejtohet Qoses me fjalët “rrenc”, dhe i thotë të shkojë te psikiatri.
Pas përplasjes së djeshme një tjetër përplasje virtuale ka ndodhur sot mes Mustafës dhe Qosjes. Ndërsa Mustafa deklaroi se nuk ka kohë të merret me kohën e Millosheviçit përgjimet, shantazhet, akademiku Qose shkruan se zgjedhja e Isa Mustafës si kryeministër i Kosovës, është e turpshme dhe fyese për një shtet.
Post by Rexhep Qosja.
Post by Isa Mustafa.
Post by Rexhep Qosja.